Site icon Telegrafi

Katër emigrantë kanë vdekur gjatë tentativës për të kaluar Kanalin Anglez

Katër emigrantë kanë vdekur pasi një varkë u përmbys gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez, ka njoftuar roja bregdetare franceze.

Bëhet e ditur se gjatë natës një anije patrullimi dha alarmin se emigrantët kishin rënë në det, në brigjet e Boulogne-sur-Mer në Francën veriore.

Katër persona janë gjetur “pa ndjenja”, ndërsa 63 të tjerë janë shpëtuar.

Sipas autoriteteve, në përpjekjet për shpëtim kanë ndihmuar një helikopter dhe një anije peshkimi, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët thanë se helikopteri mbërriti rreth 30 minuta pas alarmit fillestar në orën 04:30 me kohën lokale.

“Të gjithë individët e mbytur në anije u sollën më pas në breg në Boulogne dhe morën kujdes nga shërbimet e urgjencës”, tha roja bregdetare.

Ndryshe, shifrat e Home Office tregojnë se 484 migrantë kaluan Kanalin Anglez të hënën dhe të martën.

Më 18 qershor, 882 njerëz kaluan Kanalin me 15 varka të vogla – një rekord i ri për vitin e deritanishëm.

Ndërsa mbi 13,000 të tjerë kanë kaluar Kanalin deri më tani këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version