Site icon Telegrafi

Katër elementet e Thaçit për bashkëpunim me Serbinë

Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se sot do t’i propozoj katër elemente për bashkëpunimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë, për të ndërtuar një kornizë permanente për paqen, e cila bazohet në vlerat e Bashkimit Evropian.

Thaçi këtë e bëri të ditur përmes rrjetit social Facebook.

“Si president i zgjedhur, sot në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale do të propozoj katër elemente për bashkëpunimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë për të ndërtuar një kornizë permanente për paqen, e cila bazohet në vlerat e Bashkimit Europian”, shprehet Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version