Festivali i parë i lojërave elektronike që po zhvillohet në Kosovë, XP Game Fest, është duke u përcjellë me fanatizëm të madh nga fansat dhe çdo ndeshje po ofron emocione të papërshkrueshme për lojtarët dhe shikuesit.
I mbushur me emocione të tilla ka qenë edhe vikendi i kaluar gjatë fazës së kualifikimeve të grupit A dhe B, ku edhe janë zgjedhur 4 ekipet më të mira për t’u ballafaquar me njëra-tjetrën në fazën finale që mbahet me 3 korrik në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Nga këto dy grupe, 4 ekipet finaliste kanë dalë SKUAK, ALIG.B, Throw Potential dhe Elite.
Që këto katër ekipe do të takohen në fazën finale për një qëllim të vetëm: “grabitjen” e titullit të kampionit.
Kampioni i këtij turneu do ta përfaqësojë Kosovën si ekip kombëtar në kampionatin botëror që organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Esports dhe që mbahet në Izrael.
Përndryshe, më poshtë e keni listën e ekipeve finaliste dhe përbërjen e tyre:
SKUAK:
– Veton “Tonzah” Muslia
– BledarD “bledarD” Dula
– Valon “valoN9” Etemi
– Ahmet “2high” Baftijari
– Butrint “HYPER1” Gashi
ALIG.B:
– Serdar “cerber” Mahmuti
– Arlind “deb0” Sadiku
– Ernest “xhoci” Xhoci
– Qendrim “v1wi” Hajrizi
– Arbnor “arbnorz” Sadiku
Throw Potential:
– Arbnor “Dementor” Pacolli
– Atif “gejmzilla” Mustafa
– Arber “unn1x” Rexhepi
– Yll “meek” Rushiti
– Dardan “Dardi” Ismajli
Elite:
– Kujtim “Kujtaa” Rexhepi
– Ensar “caley” Ersuzi
– Ammar “ammar” Grashtica
– Endrit “dinsanety” Thaqi
– Adonis “adon1s” Gashi