Site icon Telegrafi

Katër herë e denoncoi Xhuljeta Çuni në polici Xhafer Matën, para se ta vriste

Vrasja e 19 vjeçares, Xhuljeta Çuni ndodhi pas disa denoncimeve që viktima kishte bërë në polici. Mësohet se vajza ishte ankuar katër herë në polici për kërcënimet dhe shqetësimet që i krijonte ish i dashuri i saj Xhafer Mata, i cili nuk e pranonte ndarjen, deri sa në fund arriti të kryejë krimin makabër. Me premtimin se do ta linte të qetë vajzën, Mata i kishte shpëtuar ndjekjes penale dhe ishte lënë i lirë.

Para se ta qëllonte, 31 vjeçari ishte zënë me vajzën në rrugë. Dëshmitarët thanë se kur vajza i ktheu shpinën, ai kishte nxjerrë pistoletën duke e qëlluar. E shtrirë në tokëm Xhuljeta kishte dhënë shenja jete dhe Xhafer Mata e kishte qëlluar për të dytën herë. Më pas, i tha kalimtarëve të tmerruar “Mos kini frikë se nuk ju bëj gjë” dhe kaloi në anën tjetër të rrugës, ku qëlloi veten e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version