Telegrafi

Katër djem hasreti, asamblistë të PDK-së në Suharekë (Video )

Jeton Rrakaqi, Dardan Berisha, Arberim Basha e Rilind Krasniqi janë katër nga gjashtë asamblistët e PDK-së në Suharekë që kanë një të përbashkët. Të gjithë janë të hasretit.

Jetoni dhe Rilindi, këtë fakt e konsiderojnë si diçka shumë të rrallë teksa Dardani e Arbërimi Basha nuk pranuan të prononcoheshin para kamerës.

Asambleja e Suharekës përbëhet nga nëntë asamblistë të LDK-së, nëntë të AAK-së, gjashtë nga PDK, tre nga NISMA, tre nga Vetëvendosje dhe një nga Iniciativa Qytetare.

Për më shumë, shikojeni storjen e përgatitur nga RTV Dukagjini. /RTV D/Telegrafi/