Fadil Beka dhe Mexhide Mjaku-Topalli nga PDK dhe Ali Sadriu dhe Synavere Rysha nga LDK janë katër deputetët që prej marrjes së mandatit nuk kanë të regjistruar asnjë mungesë në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, për dallim prej 116 deputetëve tjerë që kanë munguar nëpër seanca, këta katër kanë marrë pjesë në çdo seancë që ka mbajt kuvendi.
“Nga kjo listë përjashtohen deputetë që kanë marrë mandatin rishtazi”, shkruan KDI. /Gazeta Fjala/