Katër deputetë nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votimin e rezolutës së propozuar nga kjo parti që t’i ndalohet presidentit Hashim Thaçit të diskutohet për kufijtë në dialog me Serbinë.
Anton Quni, Naser Rugova, Naser Osmani dhe Korab Sejdiu nuk kanë votuar për miratimin e kësaj rezolute.
Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku nuk ka votuar fare.
Deputeti Korab Sejdiu i cili nuk ka votuar në këtë rezolutë ka thënë se kishte pasur problem me kartelë dhe për këtë arsyeje nuk kishte mundur të votojë.
Ai tha që pret që ky problem të rregullohet, dhe vota e tij ‘për’ të paraqitet në transkriptat e Kuvendit.
Kjo rezolutë e LDK-së nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme për tu miratuar në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi.