Telegrafi

Katër deputetë të rinj hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri u ka dhënë mandatin katër deputetëve të rinj që do të futen në Kuvend.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Bullarin nga radhët e Partisë Socialiste që do të zërë vendin e Besjan Ajazit, i cili kandidon për bashkinë e Gramshit.

Në anën tjetër, Asllan Dogjani mori mandatin e Belind Këlliçit, i cili do të kandidojë për bashkinë e Tiranës.

Mandatin e mori edhe Lodovik Hasani që zëvendëson Zef Hilën, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa Qani Xhafa do të zërë karrigen e Luçiano Boçit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit.

Sa i përket Shkodrës, Frrok Gjini duhet të dorëzojë formularin e dekriminalizimit brenda 10 ditësh për të zërë vendin e Benet Becit, i cili është kandidati i PS-së në Shkodër. Nëse ai nuk e dorëzon, në radhë për të marrë mandatin është Kabir Fishta. /Telegrafi/