Prokuroria Themelore Publik në gjykatë parashtroi aktakuzë kundër katër personave për veprën penale dhunë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 22.06.2021, katër banorët e lagjes Tullana në Gostivar kanë ushtruar dhunë dhe kanë lënduar dy gra.
“Kur një nga gratë ka ardhur në oborr te njëri nga të akuzuarit për ta kërkuar bashkëshortin e saj, i akuzuari 45 vjeçar e ka sulmuar, e ka kapur për flokë dhe nga zvarritur në tokë dhe më pas ka goditur me këmbë. Dhunës i janë bashkëngjitur edhe tre të akuzuarit të moshës 20, 31 dhe 22. I pari ka marrë edhe një shkop për ta goditur atë. Në atë moment, ndaj viktimës ka ardhur edhe një grua e cila ka dasur të ndihmojë, por të akuzuarit e kanë shtyrë dhe asaj i ka ra i fikti”, sqarojnë nga Prokuroria.
Nga PTHP shtojnë se një numër i madh i dëshmitarëve kanë paraqitur rastin në polici, ndërsa kur kanë arritur policët në vendngjarje, është dashur të përdorin armë si paralajmërim për t’i qetësuar të akuzuarit./Telegrafi/