Telegrafi

Katër automjete diplomatike digjen në Athinë

Dy automjete të ambasadës së Turqisë dhe nga një automjet i përfaqësuesve të Italisë e Filipineve kanë shpërthyer në dallimin kohor prej gjysmë orësh pas mesnatës, sipas orës lokale, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ka theksuar policia.

Nën automjete janë vendosur kuti me gaz. Pesë automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër, gjithashtu janë dëmtuar.

“Ende nuk kemi të dyshuar dhe as nuk mund të përcaktojmë motivin. Presim që dikush ta marrë përgjegjësinë dhe kërkimi është në vazhdim", ka thënë zyrtari i policisë greke, njofton agjencia e lajmeve Reuters.