Telegrafi

Katër automjete aksidentohen në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ka të lënduar

Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur mes katër automjeteve dhe se dy e persona janë të lënduar.

“Sot rreth orës 20:55, në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, fshati Shakovic, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër automjeteve. Është raportuar për dy persona të lënduar”, ka thënë ai.

Sipas tij, njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë në vend të ngjarjes.

“Janë informuar emergjenca, njësitet policore, dhe ato të trafikut. Kanë dalë në vendin e aksidentit dhe janë duke u marrë me rastin”, është shprehur ai./Telegrafi/