Përse të shpërnguleni nga shtëpia kur mund të bëni jetë luksoze nëse jetoni me prindër?
Përgjatë viteve, me siguri se keni parë që disa nga miqtë tuaj po shpërngulen nga shtëpia e prindërve me premtimin e lirisë, festat e njëpasnjëshme etj., por faktikisht vetëm ballafaqohen me realitetin e hidhur ku i ndajnë tualetet me të huajt, transmeton Telegrafi.
Gjatë kësaj kohe, ju e mësoni se jetesa me prindërit ka qenë sikurse të kenit qenë anëtar i një familje mbretërore.
Me prindërit asnjëherë nuk ka brenga për nxehjen, vjedhjet e rastësishme, etj.
Sidoqoftë, më poshtë i keni të renditura disa arsye të forta se përse nuk është ide e mirë t ë shpërnguleni nga shtëpia e prindërve:
– Nuk keni nevojë të paguani faturat
– Mund të hani ushqim të mirë deri në ditën e fundit, pa u brengosur nëse nuk po ju mbeten para në fund të muajit
– Gatimi, çfarë gatimi? Në shtëpi, si fëmijë rrallëherë që keni nevojë të gatuani, pasi që kjo punë ose bëhet nga prindërit ose nga fëmijët me rend.
– Jetesa me shokë ju bën më dembelë, dhe përtoni të pastroni. Pra, të jetoni me prindër do të thotë se do të jetoni në një shtëpi tejet të pastër dhe higjienike. /Telegrafi/