Katër gjuetarë në SHBA kanë kapur aligatorin më të gjatë që është regjistruar ndonjëherë në Misisipi, sipas Departamentit të Kafshëve të Egra, Peshkimit dhe Parqeve atje.
Katër banorë të shtetit – Donald Woods, Will Thomas, Joey Clark dhe Tanner White – kapën një aligator në lumin Sunflower të Misisipit perëndimor, transmeton Telegrafi.
Kafsha peshonte 364 kilogramë dhe ishte i gjatë 4.3 metra.
Pasi kapën kafshën, gjuetarët pozuan bashkë me aligatorin në qendrën Red Antler Processing në qytetin Yazoo.
Vendi ndodhet në një zonë të caktuar të gjuetisë së aligatorëve. Sezoni i gjuetisë së aligatorëve në Misisipi hapet të premten e fundit të gushtit. Në vitin 2023, sezoni përfundon më 4 shtator. /Telegrafi/