Telegrafi

Katër alergjitë më të rrezikshme

Alergjia ndaj barnave është një lloj i posaçëm dhe interesant i alergjisë, sepse është e lidhur me alergjinë si alergji. Ajo paraqitet edhe te ata pacientë të cilat kanë status alergjik, por edhe te ata të cilët nuk e kanë këtë status.

Kjo është me rëndësi për shkak se mjekët rëndom e pyesin pacientin se e ka alergji ndaj polenit apo astmën. Në qoftë se vuajnë nga ndonjëra nga këto sëmundje, mjekët konsiderojnë se është logjike që të shumtën të kenë edhe alergji ndaj barnave, gjë që nuk është absolutisht e saktë.

Për shembull, alergjia ndaj penicilinës është e njëjtë edhe te ata të cilët kanë ndonjë prirje alergjike edhe te ata që nuk e kanë këtë prirje.