Telegrafi

Katër aksidente në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

Katër aksidente trafiku kanë ndodhur në mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, në dy prej aksidenteve janë përfshirë dy vetura, ndërsa në dy të tjerë janë përfshirë katër vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani e ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se Njësitë Policore janë në vendngjarje.

Si tha se është raportuar për të lënduar, megjithatë për natyrën dhe shkallën e lëndimeve ende nuk ka konfirmim nga mjekët.