Site icon Telegrafi

Katër aksidente dje në Shkup, është lënduar një person

Një persona është lënduar në njërin nga katër aksidente sa kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup, ndërsa në tre aksidentet tjera është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se dje policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve në komunikacio, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 15 shoferë, si dhe janë ndaluar 17 makina të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë, të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor.

Ndërsa deri 70 makina janë larguar nga karrotreci, pasi kanë qenë të parkuara në mënyrë jo të rregullt./Telegrafi/

Exit mobile version