Site icon Telegrafi

Kategoritë e studentëve që lirohen nga pagesa e studimeve në UP

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që të lirojë nga pagesat e semestrave për vitin akademin 2015/2016, studentëve të disa kategorive.

Lirimi nga pagesat e studentëve është bërë edhe në vitet paraprake, raporton lajmi.net.

Studentët që do të lirohen nga pagesa e semestrave:

Studentët e tri niveleve të studimeve që janë anëtarë të ngushtë të familjeve të dëshmorëve, të zhdukurve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së (ushtarak apo civilë) (neni 6, paragr. 8 Ligji Nr. 04/L-054).

Studentët e tri niveleve të studimeve -Veteranët luftëtarë dhe fëmijët e tyre (neni 31 Ligji Nr. 04/L -261).

Studentët e tri niveleve të studimeve që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës- Familjar të viktimave civile të luftës 1.1.1998 – 12.6.1999),

Studentët me nevoja të veçanta në tri nivelet e studimeve,

Studentët e nivelit baçelor dhe master, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale,

Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në Universitetin e Prishtinës, do të paguajnë vetëm për një student, ndërsa për studentë tjerë nuk do të paguajnë (lirohen vetëm studentët në nivelin bachelor dhe master).

Exit mobile version