Site icon Telegrafi

Katedralja Notre Dame në Paris pritet të rihapet në vitin 2024

Katedralja Notre Dame në Paris, Francë është në rrugën e duhur për t’u rihapur për publikun në vitin 2024, pasi katedralja tani është siguruar plotësisht, dy vjet pas zjarrit katastrofik që shkatërroi pjesë të mëdha të ndërtesës 850-vjeçare.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, në një deklaratë të shtunën, organi publik përgjegjës ruajtjen dhe restaurimin e tij tha se sigurimi i katedrales kishte përfunduar sipas planit.

Elementet e “fazës së sigurisë”, përfshinin mbështjelljen dhe mbrojtjen e skulpturave të katedrales, forcimin e portave dhe heqjen e skelave të djegura, sipas kolektivit “Friends of Notre Dame de Paris”.

“Kjo do të thotë që ne po themi zyrtarisht se katedralja tani është e shpëtuar”, tha gjenerali Jean-Louis Georgelin, presidenti i organizatës përgjegjëse për restaurimin.

“Ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë me vendosmëri me fazën e restaurimit dhe rindërtimit të pjesëve të shkatërruara nga zjarri, në mënyrë që të jetë gati të rihapet për shërbime dhe vizita publike në vitin 2024”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version