Telegrafi

Katedralja Notre-Dame mund të rihapet në vitin 2024

Katedralja Notre-Dame në Paris është në rrugën e duhur për t’u rihapur për adhuruesit dhe publikun në vitin 2024.

Kështu tha të enjten ministrja e Kulturës, Rima Abdul Malak, më shumë se tre vjet pasi çatia e saj u shkatërrua nga një zjarr masiv, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se faza e pastrimit të projektit të restaurimit kishte përfunduar, duke lejuar që puna e rindërtimit të fillonte në fund të verës.

Notre-Dame është mbyllur për restaurim që kur zjarri në vitin 2019 shkatërroi çatinë e saj dhe bëri që maja e saj të rrëzohej. /Telegrafi/