Katedralja Notre Dame është kapluar nga zjarri, sipas shërbimit të zjarrfikësve të Parisit dhe dëshmitarëve.
Pamjet e postuara në internet tregojnë për një zjarr të madh që ka kapluar pjesën e epërme të katedrales.
Një zëdhënës i qytetit të Parisit ka bërë të ditur përmes Twitter se ndërkohë po zhvillohet operacioni për shuarjen e zjarrit dhe se nga zona rreth katedrales janë larguar njerëzit. /kp/Telegrafi/