Muaji gusht është shpeshherë i komplikuar për frekuentimin e kishave, kështu që për të tërhequr besimtarët, katedralja mesjetare e Rochesterit ka gjetur një ide, transformimin e një pjese të kishës në fushë golfi.
Spektakli është shpeshherë i pazakontë. Në vend të rreshtave të stendave që zënë zakonisht kishën, është një fushë e madhe me bar sintetik dhe klube golfi.
Fusha e golfit do të qëndrojë në katedrale gjatë gjithë muajit gusht.
Bëhet fjalë për iniciativën e fundit të Kishës anglikane të Anglisë në përpjekje për t’i dhënë dinamikë komuniteteve të besimtarëve, në një vend gjithnjë e më pak të përqendruar në praktikën fetare.
“Operacioni duket se ka dhënë frytet e tij”, thekson Rachel Phillips, një prej priftëreshave të katedrales, sipas së cilës frekuentimi është rritur me më shumë se 80% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
“Katedralja është plot me njerëz që luajnë golf, kjo është fantastike”, theksoi ajo./ATSH/