Riparimit po vazhdojnë në katedralen ikonike të Parisit, e cila u shkatërrua nga një zjarr i fuqishëm në fillim të këtij viti.
Notre Dame i ka zhvilluar meshat e Krishtlindjeve dehe gjatë dy luftërave botërore – një fener shprese mes gjakderdhjeve të mëdha, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, një zjarr aksidental në kohë paqeje më në fund ndaloi katedralen e Parisit të festonte meshën e mesnatës këtë vit, për herë të parë pas 200 vitesh.
Derisa dritat qëndrojnë të zbehta në katedralen 855-vjeçare, zyrtarët po përpiqen të mbajnë gjallë të shpirtin e Notre Dame përmes shërbesave të ndryshme, këngëve dhe lutjeve.
Statujat e lashta dhe librat e shenjtë të kësaj kishe, tashmë po qëndrojnë në kishën Saint-Germain I’Auxerrois që ndodhet në afërsi, ku janë zhvendosur derisa të përfundojnë punimet në Notre Dame.
“Kjo është hera e parë që nga Revolucioni Francez që nuk do të ketë një meshë mesnate”, tha rektori i katedrales Patrick Chauvet për Associated Press. /Telegrafi/
Notre Dame will miss its first Christmas in centuries due to the devastating April fire pic.twitter.com/Gs8aVarIhh
— QuickTake by Bloomberg (@QuickTake) December 20, 2019