Site icon Telegrafi

Katedralja e Nantes në Francë përfshihet nga zjarri

Një zjarr përfshiu sot pjesën e brendshme të katedrales së Nantës, në perëndim të Francës, theksuan zjarrfikësit e Loire-Atlantik.

“Zjarri është vënë nën kontroll. Ka qenë një zjarr me përmasa të mëdha”, theksoi qendra operacionale rajonale e zjarrfikëseve dhe shpëtimit duke shtuar se zjarrfikësit ishin lajmëruar në orën 07:44 dhe se 60 zjarrfikës ishin dërguar në vendngjarje.

“Dëmet janë përqendruar në kulmin e katedrales që duket se është shkatërruar plotësisht. Platforma mbi të cilën ndodhet është shumë e paqëndrueshme dhe ka rrezik të shembet”, theksoi drejtori rajonal i zjarrfikësve, gjenerali Laurent Ferlay, në një konferencë shtypi duke njoftuar se zjarri ishte marrë nën kontroll.

Kjo nuk është hera e parë që kjo katedrale është prekur nga një zjarr. Më 28 janar 1972, çatia e katedrales Gothic Saint-Pierre-et-Saint-Paul në zemrën e Nantës, e ndërtuar mes shekujve XV dhe XIX ishte shkatërruar nga flakët. Incidenti ndodhi pas punimeve të kryera.

Katedralja e Nantes u kthye në vend kulti vetëm në 1985, pas më shumë se 13 vjet punime.

Në vitin 2015, sërish në Nantë, një ndërtesë tjetër katolike ishte goditur nga një zjarr spektakolar që kishte shkatërruar tre të katërtat e çatisë së bazilikës Saint-Donatien-et-Saint-Rogatien, një ndërtesë fetare e shekullit të 19-të.

“Zjarri që përfshiu katedralen gotike të Nantës në Francën perëndimore është marrë tashmë nën kontroll”, theksuan zjarrfikësit duke shtuar se dëmi nuk krahasohej me zjarrin në Notre-Dame de Paris. /ATSH-AFP/

Exit mobile version