Site icon Telegrafi

Kate Winslet poston me foto pa grim, jep mesazh për të gjitha femrat

Duke postuar në profilin e saj një foto pa grim, aktorja 40-vjeçare ka ftuar femrat e të gjithë botës të bëjnë të njëjtën gjë.

Kohët e fundit, Kate duket mjaft e angazhuar për të sensibilizuar të gjitha femrat për të qenë vetvetja. E shprehur kategorikisht kundër ndërhyrjeve plastike, ajo shkruan në postimin e saj se ka dëgjuar komente pozitive nga femrat anekënd botës për pamjen e saj, por më shumë ka dëgjuar negative.

Këto të fundit, thotë ajo, me shumë vijnë nga njerëz që, në fakt, nuk duan as veten e tyre: “Sot, po postoj këtë foto me ZERO MAKEUP. E di që kam rrudha në fytyrë, por sot dua të shoh përtej tyre”, – shkruan aktorja duke vazhduar: “Doja të tregoja kush isha unë në të vërtetë dhe t’ju sugjeroja ta tregoni edhe ju veten kush jeni, dhe ta doni veten ashtu siç jeni. Tregojini atyre që kritikojnë pamjen tuaj që s’doni t’ia dini për komentet negative dhe që keni zgjedhur të mos jeni viktimë e bullizmit, që i gjykojnë të tjerët vetëm nga pamja.”

Duke u dhënë mesazhin të gjitha femrave të mos kenë frikë për atë që janë, aktorja kërkon nga të gjitha të mos kenë frikë nga pamja e tyre dhe ta shpërndajnë mesazhin ashtu si ajo.

Prej kohësh, Kate Winslet ka nisur luftën e saj kundër ndërhyrjeve kirurgjikale dhe kundër çdo tentative për të ndryshuar pamjen dhe trupin femëror, shkruan revista class. Pak kohë më parë, 40-vjeçarja ka firmosur një kontratë me kompaninë e kozmetikës L‘Oreal, së cilës i ka kërkuar që pamja e saj të mos ketë as përpunimin më të vogël photoshop. “Na takon ne t’i bëjmë femrat të forta. Kjo është shumë e rëndësishme për mua”- ka thënë Winslet për E! News. /Telegrafi/
 

Exit mobile version