Telegrafi

Kate Winslet martohet në fshehtësi

 Lajmin e ka konfirmuar revista People, për të cilën ka folur zëdhënësi i aktores.

“Unë mund të konfirmoj se Kate Winslet është martuar me Ned Rock’nRoll në NeW York më herët gjatë këtij muaji në një ceremoni private ku morën pjesë dy fëmijët e saj dhe disa miq e familjarë. Çifti ishte fejuar gjatë verës”, ka theksuar zëdhënësi.

Ka qenë e fshehtë deri tani fakti që Winslet kishte hyrë në një lidhje të re dhe se madje ishte fejuar. /Telegrafi/