Kate Winslet tërhoqi vëmendjen me një kostum të kuq mahnitës, teksa mori pjesë në Festivalin e 20-të të Filmit të Cyrihut në Corso në Zvicër të hënën.
Aktorja britanike ishte e gjitha e buzëqeshur teksa iu dha çmimi “Golden Icon Award” para shfaqjes së filmit të saj të ri Lee.
Kate kishte një rrip të zi të trashë në belin e saj dhe një palë taka me majë, shkruan DailyMail.
Ylli i Titanikut i ka stiluar flokët e saj të gjata i kishte të kapura dhe disa fije të lëshuara përpara, po ashtu edhe një palë vathë ari.
Kate tregoi buzëqeshjen e saj të mrekullueshme ndërsa pozoi për fotografi mahnitëse në tapetin e kuq përpara ngjarjes.
Ylli i “Dressmaker” u pa duke nënshkruar autografe për fansat dhe duke pozuar për selfie përpara se të strehohej nën një ombrellë dhe të kalonte brenda teatrit.
Kate ishte e gjitha e buzëqeshur ndërsa u ngjit në skenë për të marrë çmimin e saj dhe mbajti një fjalim para turmës. /Telegrafi/