Telegrafi

Kate Upton femra më seksi, Rita e 13-ta (Foto)

Lista e publikuar pak ditë para fillimit të vitit të ri nuk ka lënë shumë njerëz të befasuar, pasi bukuroshja 19 vjeçare e cila ka mahnitur botën spikat me fotot e saj të jashtëzakonshme.

Rita Ora ka zënë vend po ashtu në listën e GQ. Bukuroshja bjonde ndoshta nuk ka mundur të jetë më e mira në botë, por ka arritur të mposhtë emra si Lara Stone dhe modele tjera nga Victoria’s Secret.

Rihanna zuri pozitën e dytë në këtë listë falë linjave të saj perfide trupore, ndërsa në vendin e tretë gjendet Jennifer Aniston.

Se nëse Kate Upton e meriton të shpallet femra më seksi në botë, shikoni fotot më poshtë dhe jepni vlerësimin tuaj në hapësirën për komente…