Site icon Telegrafi

Kate Moss tregon sekretin për kujdes të lëkurës me produkte shtëpiake

Zakonisht kur një top modele ndan ndonjë këshillë kujdesi, ajo këshillë bart edhe një çmim marramendës.

Por, ndryshe nga modelet e tilla, Kate Moss ka treguar sekretin e saj për kujdes të lëkurës, e që ka një kosto të përballueshme për çdo njeri, transmeton Telegrafi.

Super manekinia 43 vjeçare, e cila ka pothuajse 30 vite përvojë në këtë industri, thotë se pjesa e saj e preferuar e rutinës ditore të kujdesit të lëkurës është zhytja e fytyrës në ujë të akullt.

“Zhytja në akull është truku më i mirë. Mbusheni lavamanin me kuba akulli, ujë të ftohët dhe disa rriska kastravecë, pastaj zhyteni fytyrën tuaj aq gjatë sa mundeni.

Menjëherë do t’i vëreni ndryshimet pozitive në lëkurën tuaj”, ka treguar Moss. /Telegrafi/

Exit mobile version