Kate Moss është fotografuar teksa shëtiste nëpër qytet, në një kohë që policia ka konfirmuar se pluhuri i bardhë i gjetur në makinën e saj të vjetër është kokainë.
Modelja 42-vjeçare e kishte shitur mjetin e saj tip Mercedez javën e shkuar.
Nuk ka ende prova të qarta nëse lënda narkotike ishte e saj, edhe pse historia e modeles me drogën dihet.
Policia ka shtuar se do të jetë e vështirë të vërtetohet se kujt i përket lënda narkotike duke qenë se automjeti ka kaluar në duart e disa blerësve.