Telegrafi

Kate Moss rikthen titullin si manekinia më e paguar, rrëzon nga froni Cara Delevingne

Cara Delevingne dhe Kate Moss (Photo by Anthony Harvey/GettyImages)

Ikona e pasarelave britanike, Kate Moss, është kthyer në krye të listës së manekineve më të paguara.

Njëra prej modeleve më të suksesshme të të gjitha kohërave, deri më tani gjatë vitit 2018, ka përfituar nëntë milionë funte (10.24 milionë euro).

Kate Moss (Photo by Jared Siskin/Getty Images for Longchamp)

Në këtë mënyrë, 44-vjeçarja e ka rrëzuar nga froni kolegen e saj shumë më të re, Cara Delevingne.

Lexo po ashtu Lajmet për Cara Delevingne

Në vitin 2018, manekinia më e paguar në Britani të Madhe ka qenë Delevingne me përfitime prej tetë milionë funtesh (9.08 milionë euro).

Cara Delevingne (Photo by Charley Gallay/Getty Images for AT&T and DIRECTV )

Edhe pse Cara është më e re dhe i shfrytëzon në maksimum rrjetet sociale, duke se kolegia e saj më në moshë është më e aftë në punën e modelizmit.

Në ndërkohë, për më pak se një javë pasi i ka mbushur 16, vajza e Kate Moss e ka nisur karrierën si modele.

Lexo po ashtu Lajmet për Kate Moss

Për më shumë, ajo nuk do të jetë një modele e zakonshme, por fytyra reklamuese e Marc Jacobs.

Vajza e supermedeles dhe redaktorit Jefferson Hack, Lila Grace, ka nënshkruar me ‘Kate Moss Agency’ dhe është zgjedhur për ta përfaqësuar fushatën ‘Marc Jacobs Beauty’ që do të nisë nga 11 tetori. /Telegrafi/