Site icon Telegrafi

Kate Moss, nudo dhe pa grim në fushatën e re Bottega Veneta

Shihni fotot që lajmërojnë edhe një tjetër bashkëpunim mode

Fotografitë e Kate Moss pa grim duke qëndruar ulur në karrige të cilën e ka dizajnuar Pesce janë bërë virale në rrjetet shoqërore

Prej vitesh kemi admiruar lëkurën me shkëlqim të Kate Moss dhe modelja legjendare së fundmi zbuloi pak sekretin e shkëlqimit të saj të famshëm, duke edituar një markë bukurie dhe mirëqenieje të quajtur Cosmoss. Përveç kësaj, ditën e fillon me meditim dhe një rutinë bazë të kujdesit të lëkurës.

Bukuria e saj është nxjerrë në pah edhe në projektin më të ri, transmeton Telegrafi.

Në fakt, aktualisht është muza e drejtorit të ri kreativ të Bottega Veneta, Matthieu Blazy, i cili e ka bërë figurë qendrore të fushatës së tij me të cilën propagandon bashkëpunimin me pionierin e dizajnit dhe arkitektin Gaetano Pesce.

Fotot nudo të Kate Moss pa grim duke qëndruar ulur të cilën e ka dizajnuar Pesce janë bërë virale në rrjetet shoqërore.

Janë të shumtë nga ata që kujtuan paraqitjen e saj në spektaklin e Bottega Veneta-s pranverë/verë 2023, ku dukja a saj elegante me xhinse, një bluzë të bardhë dhe një këmishë me kuadrate, u kompletua me grim mezi të dukshëm dhe flokë të lëshuar.

/Telegrafi/

Exit mobile version