Site icon Telegrafi

Kate Moss ka koleksionin boho-luksoz me stoli diamanti

Kate Moss dhe stili i saj boho kanë inspiruar shumë brende, mirëpo këtë herë pikërisht ajo ka dizajnuar linjën e stolive, madje të stolive luksoze, ndërkaq fjala është për bashkëpunimin me disenjatorin parisiane, Valérie Messika

Supermodelja tashmë me vite kuron stilin rok, i cili është shumë larg atraktives së pjesëtareve të shumta të skenës së modës, ndërsa pikërisht këtë e ndan Kate, sepse duket autentike, transmeton Telegrafi.

Pallto të gjata, stoli të shumta dhe detaje të ngjashme, bashkë me xhinse të ngushta ngjyrë të zezë dhe çizme, janë atutë e stilit të saj.

Mirëpo, tani po hyn në botën e diamanteve, në të cilën e provoi veten si disenjatore e stolive glamuroze për brendin parisian, i cili bart emrin e autores – Valérie Messika.

Dizajni është i llojllojshëm. Eklektik, mirëpo sërish glamuroz, megjithatë fjala është për arin, platinin, diamantet dhe gurët gjysmë të çmuar.

/Telegrafi/

Exit mobile version