Modelja Kate Moss ka rrëfyer për herë të parë detaje nga jeta e saj që nga humbja e virgjërisë e deri kur mori vendimin të bëhej modele.
Pohimet modelja i bëri për Love Magazine.
Kate ka treguar se në moshën 14-vjeçare ka humbur virgjërinë dhe pak më vonë është bërë modele kur tërhoqi vëmendjen e Sarah Doukas, agjentja e modeleve më të njohura në botë.
💓 @KateMossAgency by Alasdair McLellan and @kegrand for #LOVE19.
"I was smoking. I was 14 and I'd just lost my virginity. So I thought I was the bees knees. I was in the airport puffing away." Kate explains how Sarah, founder of Storm Models, kicked off her career. 💓 pic.twitter.com/Fhya6sHA9p
— LOVE MAGAZINE (@THELOVEMAGAZINE) February 7, 2018
“Isha 14 vjeç kur humba virgjërinë dhe më dukej vetja ‘cool’. Më pas në aeroport më erdhi vëllai i Sarah Doukas dhe më pyeti: ‘E ke menduar ndonjëherë të bëhesh modele?'”
Kate tregoi se nuk e kishte menduar kurrë veten në industrinë e modës për shkak se nuk i pëlqente fiziku i saj i dobët.
“Isha e shkurtër, kisha këmbë të shtrembërta dhe dhëmbët e këqija. Askush nuk mendonte se isha e bukur”, përfundoi ajo.
Kate Moss sot është 44 vjeçare dhe përkundër moshës është mjaft e kërkuar. /intV/