Kate Moss vijon të jetë mbretëresha e modës. Supermodelja 43-vjeçare ndodhet në Capri të Italisë ku është fotografuar topless.
Ajo u zbulua në moshën 14- vjeçare për tu transformuar me shpejtësi në një nga supermodelet më të famshme në botë. Dhe Kate Moss tregoi se qielli ishte akoma limiti.
Fotot provokuese të britanikes 43-vjeçare u shkrepen teksa modelja po hipte në një helikopter në Capri të Italisë.
Aparati fotograk nuk u ndal deri sa helikopteri u ngjit plotësisht mbi bregun Amal. E shfaqur topless vetëm me një xhaketë të bardhë gëzo dhe xhinse, imazhet bënë xhiron e botës.
Kate Moss prej pak ditësh po qëndron në ishujt Capri, vend i zgjedhur nga Yves Saint Lauren për të xhiruar videon e re reklamuese të linjës së parfumeve.
Prej vitesh supermodelja është e përzgjedhura e markës franceze për linjën e parfumeve. /Telegrafi/