Kate Moss dhe Nikolai von Bismarck thuhet se po planifikojnë të martohen.
Modelja 45-vjeçare, e cila më parë ishte e kurorëzuar me Jamie Hince – dhe Nikolai, 32 vjeç, thuhet se po planifikojnë një ceremoni martese tradicionale gjatë verës.
Një burim i tha gazetës “The Sunday” se “Marrëdhënia e Kate dhe Nikolai po shkon shkëlqyeshëm – dhe a kanë biseduar rreth martesës”.
“Ata kanë folur rreth martesës për një kohë të gjatë, por tani janë duke bërë një jetë të matur dhe të shëndetshëm”, pohoi burimi.
Familja e Nikolai fillimisht ishte skeptike rreth marrëdhënies së tyre, por modelja ka arritur të fitoj zemrën e tyre.
Ylli britanik – i cili ka një vajzë 16-vjeçare të quajtur Lila me Jefferson Hack – thuhet se është bërë një “person shumë më i shoqërueshëm dhe miqësor” pasi ndërpreu pijen. /Telegrafi/