Telegrafi

Kate Middleton, e thjeshtë, perfekte!

Kate, ka synuar për një truk klasik duke nënvizuar pjesën e poshtme të syve. Në krahasim me shumë nuse, Kate ishte shumë natyrale në ditën e saj të dasmës, truk i thjeshtë dhe flokët e lëshuar, bëjnë pjesë në stilin e saj të përditshëm.

Ajo që të bën më shumë përshtypje tek kjo vajzë është lëkura perfekte, sigurisht që i është besuar një profesionisti i cili ka nxjerrë në pah më së miri pjesët e saj më të mira.

Sytë janë nënvizuar me laps të zi, të sfumuara në pjesën e sipërme dhe buzët shumë natyrale me një buzëkuqe pothuaj të padukshëm.

Edhe tek manikyri, Kate ka synuar tek perfektja, thonj mjaft të shkurtër me një manikyr bezhë në rozë.

Ç’të themi…thjeshtë, perfekte! /Telegrafi/