Site icon Telegrafi

Kate Middleton do modelojë të brendshme?

Në prezantimin e koleksionit të saj të të brendshmeve të grave, Britney Spears tha diçka që i habiti gjithë të pranishmit. Duke folur me reporterët, 32-vjeçarja zgjodhi një modele të pazakontë për koleksionin e saj Intimate Britney Spears: Dukeshën e Cambridge.

"Do të më pëlqente shumë të shihja Kate me dizenjot e mia. Do të ishte diçka e shkëlqyer!"

"Dua t’i dërgoj asaj të gjithë koleksionin, që ajo të ketë shumë mundësi zgjedhjeje" tha Spears. Ajo ka bërë një plan për ta arritur qëllimin e saj për të patur Middleton si modele, shkruan Anabel. Por, nëse këto nuk funksionojnë, ajo do të zgjedhë Gwen Stefani-n, pasi ajo është "shumë cool dhe seksi".

Nga ana tjetër, Britney nuk e ka lënë pas dore muzikën, pasi ka deklaruar se shumë shpejt do të publikojë një album të ri. /Telegrafi/
 

Exit mobile version