Telegrafi

Kate Marie Byrnes: Ratifikimi është rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit ndaj të ardhmes

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshëndeti ratifikimin e Protokollit për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Senatit të SHBA-ve duke e vlerësuar si rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimin ndaj të ardhmes.

“Jam e kënaqur për shkak të përkrahjes së madhe të Senatit në ratifikimin e Protokollit për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO nga SHBA-të. Kjo është rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimin ndaj të ardhmes. Me padurim e pres vazhdimin e zhvillimit dhe përforcimit të partneritetit mes dy vendeve”, shkruan ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Kate Marie Byrnes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu SHBA-të ratifikuan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Ndryshe sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Senat me 91 vota “për” dhe dy vota kundër votuan Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.

SHBA-të janë shteti i 25-të që ratifikojnë Protokollin e hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO ndërsa vendi pritet që në dhjetor të bëhet anëtar zyrtar i Aleancës./Telegrafi/