Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup dhuroi pajisje teknike për audio-incizimin e seancave gjyqësor për 25 salla gjyqësore në Gjykatën Penale të Shkupit.
Kate Marie Byrnes, e cila mori pjesë në seancë gjyqësore ku u promovuan pajisjet, theksoi se është hap i rëndësishëm drejt përforcimit të sundimit të së drejtës në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pajisja e rrit transparencën dhe efikasitetin e seancave. E rrit besimin e opinionit tek institucionet. Gjykatësit, prokurorët dhe avokatët do të mund të fokusohen në atë se çfarë po flitet, në vend se të kenë vërejtje”, tha Byrnes.
Kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivan Xhloev theksoi se janë dhuruar pajsijse për 25 salla gjyqësore dhe do të kontribuojë në zbatimin e Ligjit për procedurë penale ndërsa seanca gjyqësore do të përshpejtohen.
Diskutimet gjyqësore në Gjykatën Penale të Shkupit prej sot do të incizohen me audio ndërsa procesverbalet do të ndërrohen me tone që në mënyrë të drejtpërdrejtë do të hynë në AKMIS sistemin./Telegrafi/