Telegrafi

Kate Hudson u përfol se është në lidhje me Brad Pittin, por aktorja shihet duke u puthur me dikë tjetër (Foto)

Kate Hudson është përfolur se ka filluar një lidhje të fshehtë me Brad Pittin. 

Por, duket se këto kanë mbetur vetëm në suaza të spekulimeve dhe se nuk ka asgjë të vërtetë.

Imazhet e fundit të publikuar prej Daily Mail dëshmohet se aktorja 37-vjeçare ka filluar një lidhje të re romantike, transmeton Telegrafi.

Ajo është parë duke u puthur me muzicientin Danny Fujikawa në zonën Pacific Palisades të Los Angelesit.

Ndryshe, aktorja hollivudiane po vazhdon të merr pjesë me role të ndryshme filmike, të cilat do të shfaqen në ekranet e mëdha televizive. /Telegrafi/