Ajo ka udhëtuar drejt Italisë për pushime bashkë me familjen e saj. Dhe argëtimi filloi të hënën për Kate Hudson, por këtë herë në deti, derisa aktorja u pa në një jaht luksoz me të dashurin Danny Fujikawa, me nënën e saj, Goldie Hawn, dhe Kurt Russell.
Edhe pse ishin të rrethuar nga ekuipazhi, çifti ishin zhytur tërësisht në botën e tyre, madje nuk munguan edhe momentet intime nga ana e tyre.
Dyshja më pas u panë duke eksploruar bregdetin mahnitës jashtë jahtit dhe në bordin e një varke shumë më të vogël me miqtë e tyre.
Aktorja amerikane rrëmbeu gjithë vëmendjen në në palë bikini ngjyrë rozë, linjat trupore të së cilës janë të mahnitshme.
Hudson 44 vjeçe, është e njohur për lidhjet e saj të dashurisë, ku tanimë është nënë e tre fëmijëve nga partnerë të ndryshëm.
Vajza që lindi më 2 tetor 2018 është nga lidhja e Hudson me partnerin aktual, Danny Fujikawa. Djali 14 vjeçar Ryder është nga lidhja me Chris Robinson, kurse gjashtëvjeçarin Bingham e ka lindur nga lidhja me Matt Bellamy. /Telegrafi/