Telegrafi

Kate Hudson po lanson brendin e saj të modës

Kate Hudson po lanson brendin e saj më të ri të modës të quajtur “Happy x Nature”.

Gjashtë vjet pasi lansoi brendin e saj atletik, “Fabletics”, aktorja po e lanson brendin e saj të ri.

Aktorja dhe sipërmarrësja 39 vjeçare ka filluar me brendin e saj atletcik ën vitin 2013 pas suskesit të saj me këtë brend, filloi që të punojë në brendin e ri.

Duke shkruar në Instagram, Kate tha se ajo është e lumtur me iniciativën që ka ndërmarrë.

“Po e konfirmoj linjën time të parë të gatshme për ta bartur Happy x Nature. Ne jemi pothuajse gati”, u shpreh Kate.

Bukuroshja bjonde më parë ka pranuar se është e interesuar në investime në modë. /Telegrafi/