Aktorja e njohur, Kate Hudson, është fejuar me partnerin e saj, Danny Fujikawa.
Të hënë, aktorja njoftoi se është fejuar, përmes një postimi në Instagram ku çifti shihen teksa i dhurojnë një puthje njëri-tjetrit, shkruan People.
“Le të shkojmë”, ka shkruar aktorja 42 vjeçare në mbishkrimin e postimit, që brenda pak orësh mori mijëra pëlqim dhe komente.
Ylli i filmit “Almos Famous” dhe muzikanti 35-vjeçar mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në tetor të vitit 2018. Dyshja u takuan për herë të parë përmes miqve të Hudson, Sara dhe Erin Foster.
Në dhjetor të 2017, Hudson foli për lidhjen e tyre ndërsa ishte në The Talk, duke thënë se ata e njohin prej vitesh njëri-tjetrin dhe se kjo i ndihmoj lidhjes së tyre.
“Ne e njohim njëri -tjetrin për 15 vite, ai është njerku i shokut tim më të mirë. Ne e kaluam disi pjesën e “Oh, ti je ashtu?”, u shpreh aktorja.
Dyshja janë në lidhje që nga vitin 2016 dhe janë prindër të një vajze, Rani Rose. /Telegrafi/