Site icon Telegrafi

Kate Hudson është shtatzënë, do të lindë vajzë

(Foto: Getty Images)

Kate Hudson ka befasuar me lajmin se ajo dhe i dashuri Danny Fujikawa janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët.

Aktorja, e cila është nënë e dy djemve, ka njoftuar se do të lindë vajzë përmes profilit të saj në Instagram.

38-vjeçarja dhe i dashuri i saj e kanë publikuar një video interesante për ta bërë publik lajmin e gëzuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kate Hudson

“Befasi! Nëse jeni pyetur se pse kam munguar në profilet e mia në rrjetet sociale, është sepse kam qenë e sëmurë! Ishte tremujori, në të cilin kam qenë shumë më e sëmurë në raport me fëmijët tjerë”, ka shkruar ajo.

Hudson ka treguar se ka pasur shumë të vjella dhe është ndier e rraskapitur në muajt e parë të shtatzënisë.

Një burim ka thënë për People se ka kohë që çifti është përpjekur për fëmijë dhe tash janë shumë të lumtur.

Djali i parë i aktores ka lindur në vitin 2004, ndërsa erdhi nga martesa e saj me frontmenin e “The Black Crowes”, Chris Robinson.

Kate ka edhe një djalë nga lidhja me frontmenin e “Muse”, Matt Bellamy, i cili ka lindur në vitin 2011. /Telegrafi/

Exit mobile version