Site icon Telegrafi

Kate e ka stilin më të bukur të shtatzënisë

Dukesha angleze, edhe pse shtatzënë, vazhdon të jetë në mesin e femrave me stilin më të mirë. Besoj se të gjithë pajtohemi që ajo vërtet e meriton këtë titull.

Ajo e ka zgjeruar stilin e saj prej lajmit të shtatzënisë, duke shtuar pallto të bukura dhe pantallona me motive të ndryshme, gjithnjë duke pasur kujdes që veshjet e saj të jenë të pranueshme për gjendjen e saj.

“Ajo që na pëlqen te Kate është pëlqimi i klasikes nga ana e saj”, tha një përfaqësues i ‘Vanity Fair’-it. “Ajo ka një thjeshtësi dhe një funksionalitet në rrobat e saj, gjë që i bën edhe më të bukura. Kate vazhdon të mbetet një ikonë stili”.
 

Exit mobile version