Telegrafi

Kate dhe Rio Ferdinand bëhen sërish prindër

Kate Ferdinand dhe Rio Ferdinand kanë mirëpritur bashkë një tjetër fëmijë.

Çifti festuan për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë që bëhet fjalë për një vajzë.

“Shae Ferdinand. 10.7.23. Vogëlushja jonë e fortë”, shkruan ata në postimin e ndarë në rrjete sociale.

Ata ndanë gjithashtu një foto të duarve të foshnjës, me duart sipër të gjithë anëtarëve të familjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rio Ferdinand

Kate, 32 vjeçare dhe Rio, 44 vjeçar, janë të martuar që nga viti 2019.

Ata u bënë prindër një vit më pas të një djali të quajtur, Cree.

Ish-futbollisti më parë ishte i martuar me Rebecca Ellison, me të cilën ka tre fëmijë: Lorenz, Tate dhe Tia.

Rebecca vdiq në vitin 2015 në moshën 34 vjeçare pasi u diagnostikua me kancer të gjirit.

Sidoqoftë, dyshja morën një mori komentesh e urimesh për vajzën e tyre të porsalindur. /Telegrafi/