Telegrafi

Kate Beckinsale shtrihet në spital si pasojë e një cisti të rupturuar, shfaqet e përlotur në fotografi

Kate Beckinsale (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Aktorja hollivudiane, Kate Beckinsale, ka përjetuar dhimbje të mëdha pas rupturës së një ciste të vezores.

45-vjeçarja është dërguar me urgjencë në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kishte dhimbje të padurueshme.

Ajo ka publikuar fotografi nga të saja nga spitali, ndërsa në njërën prej tyre shfaqet mjaft e shqetësuar.

“Siç duket një cist e rupturuar e vezores dhemb shumë dhe morfina më bën të qaj. Prandaj, faleminderit të gjithëve që u kujdesën për mua”, ka shkruar aktorja në Instagram.

Lexo po ashtu Lajmet për Kate Beckinsale

Një numër i madh yjesh që njëherësh janë edhe mike të saj, kanë shprehur mbështetjen e tyre për britaniken. Ndër to, Isla Fisher, Sarah Silverman, Rose McGowan e Courtney Love.

Kate Beckinsale (Foto: John Sciulli/Getty Images for GreenSlate/Guliver)

Cistet e vezoreve shpesh rupturohen si pasojë e stërvitjeve të forta, ndërsa nuk dihet nëse ka qenë ky rasti me të.

Sëmurja e aktores vjen vetëm disa ditë pasi ajo vizitoi një spital fëmijësh në Los Angeles, për të ndihmuar në grumbullimin e fondeve për hulumtimet rreth kancerit. /Telegrafi/