Pas lidhjes katërmujore, i ka ardhur fundi romancës ndërmjet aktores hollivudiane, Kate Beckinsale dhe konikut Pete Davidson.
Një burim ka thënë për Entertainment Tonight, se 45-vjeçarja dhe 25-vjeçari nuk janë më bashkë.
“Mund të them se ata kanë mbetur miq shumë të mirë”, ka shtuar burimi.
Për lidhjen ndërmjet tashmë ish-çiftit kishte nisur të spekulohej në fillim të vitit gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Golden Globes.
Menjëherë pas, ata filluan të dilnin publikisht duke mos e fshehur lidhjen. Davidson hyri në këtë romancë pas ndarjes nga këngëtarja Ariana Grande. /Telegrafi/