Kate Beckinsale shfaqi pamjen e saj të re ‘dramatike’ teksa mori pjesë në darkën e Roger Vivier në një rezidencë private në Pacific Palis, Los Angeles, të mërkurën.
Aktorja, 50-vjeçare, në darkë zbuloi flokët e saj bionde të prera, ku kishte veshur një kostum të kuq të ndezur.
Kate kohët e fundit i kishte flokët e gjata brune, megjithatë ajo tani ka ndryshuar pamjen e saj duke u bërë bionde, shkruan DailyMail.
Kate dukej joshëse me një bluzë të zhytyr, e cila ishte e kombinuar me xhaketën e cila e kishte një zinxhir dhe pantallona me këmbë të gjera.
Ylli britanik kishte vendosur një palë këpucë të kuqe të larta, ndërsa dukjen e ka kompletuar me një çantë të vogël sateni.
Kate rregulloi flokët e saj në një stil ‘bob’, ndërsa ajo shfaqi tiparet e saj të bukura me një shtresë magjepsëse të grimit duke përfshirë një buzëkuq të kuq.
Darka u organizua nga Laura Dern dhe Kiernan Shipka për nder të drejtorit kreativ të Roger Vivier, Gherardo Felloni.
Kate gjithashtu ndau fotografi të pamjes së saj të re në faqen e saj në Instagram mëngjesin pas darkës. /Telegrafi/