Telegrafi

Kate Beckinsale fsheh fytyrën pas darkës romantike me Pete Davidson

Për disa javë rresht është folur rreth marrëdhënies së tyre dhe tani janë publikuar imazhe të përbashkëta duke konfirmuar këto spekulime.

Një nga aktoret më të bukura të Hollywoodit, Kate Beckinsale është fotografuar me humoristin 25-vjeçar, Pete Davidson.

Duke u mbajtur dorë për dore së bashku, çifti i ri lanë një dyqan në Los Angelosit të SHBA-ve.

Foto Instagram

Megjithëse ishin të shqetësuar nga fotografët, ato nuk ndaluan së ecuri dhe nuk dhanë ndonjë deklaratë.

Spekulimet e para rreth lidhjes së tyre filluan pas Golden Globes, kur portali “Six” shkroi për marrëdhënien e tyre.

Lexo po ashtu Pas mesazhit për vetëvrasje, Pete refuzon të takojë Arianën

Ndërkohë, aktori ka mohuar lidhjen në shoun televiziv “Saturday Night Live” gjersa kohët e fundit ishte në lidhje me këngëtaren amerikane, Ariane Grande.

Ndryshe, aktorja 45-vjeçare ishte e martuar me regjisorin Len Weissman, prej të cilit u shkurorëzua tre vjet më parë. /Telegrafi/